Deklarata e Challandes pas fitores së madhe kundër Maltës

16
SHARE

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka lavdëruar lojën e skuadrës së tij në fitoren kundër Maltës.

Kosova mundi Maltën, me rezultat 3-1, sonte në “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tekniku zviceran në një prononcim për RTK, tha se Kosova ishte ekip dominues në duel me Maltën. Atij i pëlqen karakteri i lojtarëve të Kosovës, sepse sipas tij, futbollistët e Kosovës nuk dorëzohen deri në fund. Ai thekson se Kosova edhe në ishujt faroe shkon në fitore.

“Dominuam në pjesën e parë, mund të shkonim më 3 ose 4-0. Me pëlqen karakteri i lojtarëve të Kosovës, sepse gjithmonë po luftojnë. E rëndësishme që fituam tri pikë”, tha ai.

“Kjo nuk është skuadër që duhet të mbrohet. Lojë jonë është ofensive”, theksoi Challandes. /Gazeta Alo/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.