David Villa – 400 gola në karrierë

56
SHARE

Sulmuesi spanjoll, David Villa, ka arritur një rekord personal të jashtëzakonshëm në karrierën e tij.

Villa shënoi nga penalltia për skuadrën e tij New York City ndaj Dallasit, për të arritur këtë

Sulmuesi spanjoll, David Villa, ka arritur një rekord personal të jashtëzakonshëm në karrierën e tij.

Villa shënoi nga penalltia për skuadrën e tij New York City ndaj Dallasit, për të arritur këtë shifër historike.

Legjenda spanjolle karrierën e kishte filluar te skuadra e Sporting Gijon, pastaj në Real Zaragoza, Valencia, Barcelona, Atletico Madrid.

Ky gol ishte i 341-ti për Villën në karrierën e tij për klub, teksa ai i ka shënuar edhe 59 tjera për ekipin kombëtar të Spanjës – që është rekord për La Roja.

Në vitin 2015, Villa u largua nga Spanja për ta vazhduar karrierën në Major League Soccer në SHBA, ku nënshkroi për New York City.

Deri në fund të ndeshjes kundër Dallas, Villa shënoi edhe një herë, duke e çuar në 401 numrin e golave të përgjithshme të shënuara në karrierë.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.