Çkurorëzon Real-in, Atl.Madrid është mbret i Europës

25
SHARE

Atletico Madrid është mbreti i ri i Europës, pasi ka mundur bindshëm, me rezultatin 4-2 rivalin historik, Real Madrid, kësaj here jo më në La Liga, por në një kompeticion europian.

Një fitore që i ka dhuruar skuadrës Colchonero trofeun e Superkupës së Europës, për të nisur sezonin në mënyrë perfekte.

Nga ana tjetër, Real Madrid, që për një pjesë të lojës krijoi iluzionin se mund të sundojë edhe pa Cristiano Ronaldon, në të vërtetë u shkatërrua e përul në këmbët e Atletico Madrid.

Pas tre trofe radhazi të Champions League, Los Blancos kanë dështuar në misionin për të hipotekuar po aq trofe radhazi të Superkupës së Europës, pasi rivalët e tyre të Madridit kanë rrëmbyer trofeun në mënyrën më fantastike.

Vinte në këtë finale të madhe si fitues i vogël i UEFA Europa League, por mbrëmjen e kësaj të mërkure, Atletico Madrid u shpall mbret i Europës.

Galaktikët, sikurse dhe vetë trajneri Lopetegui kanë nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon duke regjistruar një disfatë të rëndë.

Nga ana tjetër, skuadra e Atletico Madrid, pa trajnerin e saj, Simeone, i dënuar të ndjekë ekipin nga tribuna VIP për shkak të skualifikimit, ka bërë magjinë, duke fituar një finale dramatike.

Ishin Colchoneros ata që kaluan të parët në avantazh, me Diego Costa, që ende pa nisur mirë loja, në të 1’ ka shkundur rrjetën e portës së Real Madrid, të mbrojtur nga Navas, pas një aksioni individual spektakolar.

Sulmuesi ka fituar duelin e dyfishtë ndaj Varane dhe Sergio Ramos, për të dërguar topin në rrjetë nga një pozicion aspak i favorshëm për atë.

Nuk ka vonuar reagimi i Los Blancos, të cilët janë spostuar në gjysmëfushën e Atleticos, duke shpërdoruar disa raste flagrante për gol.

Një takim ky me golin që vetëm sa është shtyrë për pak minuta, pasi në të 27’ Real Madrid ka barazuar shifrat falë golit të Benzema, në një ditë perfekte, që ka dërguar në rrjetë topin e shërbyer nga Bale

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.