Chelsea pranon se ia ka frikën e madhe këtij futbollisti të United

46
SHARE

Gary Cahill ka tregur se Romelu Lukaku si një kërcënim i veçantë përpara finales së Kupës FA në këtë fundjavë,përcjell Orainfo.

Chelsea u kualifikua për ndeshjen kryesore duke mposhtur Southampton, ndërsa Manchester United duhej të mposhte Tottenham Hotspur në gjysmëfinale.

Lukaku, i cili ka shënuar 26 gola në të gjitha garat dhe ka shtuar 7 asistime për Djajtë e Kuq këtë sezon, ka qenë një lojtar i Chelseat, por asnjëherë nuk ka pasë rastin ta shfaqte formën e tij në Stamford Bridge.

“Do të jetë e vështirë, kam luajtur kundër tij dhe trajnuar kundër tij shumë herë”, tha Cahill.

“Kur ai ishte këtu ai kishte talent, por ai ishte shumë i ri, ai u zhvillua në një sulmues të klasit botëror.. Ndonjëherë kur je në një klub si Chelsea ju vjen keq kur shihni një lojtar të lëvizë, disa përparime dhe disa nuk e bëjnë” ka thën[ Cahill.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.