Chelsea-MOL Vidi, anglezët s’dinë të humbasin në shtëpi

15
SHARE

Ndeshja që do të zhvillohet në “Stamford Bridge” mes Chelsea-it dhe hungarezëve të MOL Vidi nuk duhet të ketë histori, të paktën në letër.

Vendasit do të hidhnin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit me një fitore, ndërsa miqtë do të shkonin një hap larg eliminimit në rast të një humbjeje.

Ecuria e Chelsea në dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura në fazën me grupe të kompeticioneve europiane kundër skuadrave me një koeficient më të ulët është: 8 fitore, 2 barazime. Kjo do të jetë hera e parë që “Blutë” do të përballen me një ekip hungarez në një ndeshje zyrtare.

Ndërkohë, ecuria e Chelsea në ndeshjet e luajtura në fazën me grupe kundër skuadrave të vendit të fundit, si MOL Vidi, në shtatë sezonet e fundit është: 7 fitore, 0 barazime, 0 humbje. Gjithashtu, ata kanë shënuar mesatarisht 4.28 gola për ndeshje në këto sfida.

Hungarezët do të paraqiten në këtë takim pas vetëm një fitoreje të marrë në 13 ndeshjet e fundit të Europa League që kanë luajtur në transfertë (1 fitore, 8 barazime, 4 humbje). Në fund, Chelsea nuk ka humbur asnjë nga 10 ndeshjet europiane të fazës me grupe që ka luajtur në “Stamford Bridge” (7 fitore, 3 barazime)./Telesport/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.