Chelsea huazon talentin në Serie A

82
SHARE

Talenti i Chelsea Ola Aina pritet t’i bashkohet Torinos në formë huazimi për një sezon, raporton “Sky Sports”.

Mbrojtësi i djathtë, i cili sezonin e shkuar e kaloi në Championship me Hull City, do të fluturojë në Torino të hënën për teste mjekësore. Marrëveshja pritet të përfshijë edhe opsionin e blerjes që mund të aktivizohet verën e ardhshme, transmeton Transferimet.net.

Aina preferon të luajë jashtë Anglisë dhe për të ka qenë e interesuar edhe PSV nga Holanda. Reprezentuesi nigerian, që dikur përfaqësonte grupmoshat e reja të Anglisë, ka bërë vetëm gjashtë paraqitje për Chelsea.

 

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.