Chelsea do t’i dërgojë tifozët e vet racistë për t’u korrigjuar në Aushvic

13
SHARE

Te Chelsea po marrin masa për të luftuar anti-semitizmin në “Stamford Bridge”. Në Angli, si rregull i përgjithshëm, përveç gjobës, është e nevojshme të pezullohet abonimi i tifozëve, që kanë përcjellë ofendime raciste në stadium.

Megjithatë, sipas “The Sun”, pronari i bluve të Londrës, Roman Abramovich, i cili është hebre, po planifikon të zbatojë një masë tjetër për të shmangur këto lloj ngjarjesh.

Zgjidhja do të jetë e veçantë: ai do t’i dërgojë tifozët, të cilët janë identifikuar se përdorin kore raciste, në Aushvic, për t’u njohur me rrëfimet horror, të përjetuara nga hebrenjtë në kampet e përqendrimit të nazistëve.

Drejtuesi i lartë i klubit londinez, Bruce Buck, ka shpjeguar arsyen për marrjen e masave të tilla: “Nëse vetëm vazhdojmë vetëm me gjoba e pezullime, kurrë nuk do ta ndryshojmë sjelljen e këtyre tifozëve. Vizita në Aushvic iu jep atyre mundësinë për të parë atë që nuk e njohin dhe t’i bëjë ata të sillen mirë”.

Një seksion i tifozëve të Chelsea, në ndeshjen kundër rivalit më të madh në qytet, Tottenham, thirrën në kor “Yids” (një mënyrë nënçmuese për hebrenjtë).

Koret rasciste të tifozëve të Chelsea mund t’i dëgjonit edhe në disa këngë, si ajo dedikuar Alvaro Morata (Alvaro Morata, kam ka ardhur nga Real Madridi, i urrej “Yids” e ndyrë”; Alvaro Morata ka ardhur nga Real Madridi dhe i urrej çifutët). Futbollisti spanjoll i falënderoi tifozët për mbështetjen atë ditë, por iu lut atyre të mos e këndojnë më atë këngë./Telesport/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.