Candreva largohet nga Interi, kalon te skuadra e njohur e Serie A

124
SHARE

Antonio Candreva mund të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit.

Anësori italian mund të ndërrojë skuadër shumë shpejtë.

‘Tuttosport’ raporton se skuadra e Torinos ka shfaqur interesim për Candrevan, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas kësaj medie, kjo skuadër ka bërë hapa konkret për të bindur reprezentuesin italian, që nuk po gjen shumë hapësira te Interi nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.

Candreva te Interi ka kaluar në vitin 2016, dhe në 75 paraqitje ka arritur të realizoi vetëm 7 gola./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.