Cancelo dhe Kondogbia, trajneri i Valencias shpjegon situatën

39
SHARE

Trajneri i skuadrës spanjolle ka thënë se tashmë Valencia e ka marrë vendimin e saj dhe do të paguajë 25 milionë eurot për kartonin e Kondogbiasë, brenda datës 31 Maj.

Trajneri i Valencias, Marcelino ka folur për situatën e Goefrey Kondogbiasë dhe Joao Cancelos, si dhe marrëdhënien kontraktuale të tyre. Të dy futbollistët kanë qenë në një shkëmbim huazimesh me të drejtë blerjeje për t’u ushtruar deri më 31 Maj, konkretisht 25 milionë euro për kartonin e mesfushorit francez dhe 35 për atë të mbrojtësit portugez.

Trajneri i skuadrës spanjolle ka thënë se tashmë Valencia e ka marrë vendimin e saj dhe do të paguajë 25 milionë eurot për kartonin e Kondogbiasë, brenda datës 31 Maj.

“Kondogbia do të vijojë të jetë pjesë e jona. Nëse ato 25 milionë euro nuk janë paguar akoma, atëherë do paguhen, ndaj quajeni të mbyllur transferimin e tij. Sa i përket Cancelos, duhet të flisni me drejtuesit e Interit. Nëse paguajnë deri në fund të muajit, do të jetë pjesë e tyre, në të kundërt, do të na bashkohet neve”, u shpreh trajneri i Valencias, transmeton “SS”.

Mbrojtësi portugez ka fituar zemrat e tifozërisë së Interit, pasi që nga muaji janar dhuron paraqitje spektakolare në fushën e lojës, por zikaltrit kanë një problem me respektimin e parametrave financiarë të vendosur nga UEFA dhe kanë frikë të shpenzojnë deri në fund të muajit Qershor. Vetë Ausilio është shprehur se po punon për të gjetur zgjidhje edhe për blerjen përfundimtare të Cancelos, por ende nuk ka ‘tym të bardhë’.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.