Caldara e zbulon pse nuk ka luajtur ende me Milanin

48
SHARE

Mattia Caldara e ka zbuluar arsyen pse nuk ka luajtur ende për skuadrën e Milanit.

Caldara erdhi në Milan gjatë kësaj vere nga Juventusi, pasi në Juventus ishte rikthyer Leonardo Bonucci, mirëpo ish-mbrojtësi i Atalantas ende është duke u ambientuar në formacionin me katër mbrojtës, transmeton Gazeta Express.

“Nuk është diçka e çuditshme”, ka thënë italian për Sport Mediaset.

“Adoptimi në lojën me katër mbrojtës nuk është lehtë, duke e llogaritur me stilin e lojës që kishim në Bergamo”.

“Jam në Milanello tash e një muaj dhe kuptoj se çfarë dëshiron trajneri.

Në secilin sesion të stërvitjeve tentoj që ta jap më të mirë dhe shpresoj që të jem i gatshëm sa më shpejt që të jetë e mudnur”.

“Gattuso është shumë i hapur me mua. Ai bisedon shpesh me mua dhe më tregon se çfarë duhet të bëj”.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Biseda e ndihmon shumë lojtarin. Jam duke punuar shumë”.

Caldara ende nuk ka startuar për “Kuq e Zinjtë” për shkak se Gattuso nuk e sheh të gatshëm në formacion me katër mbrojtës./Gazeta Express/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.