Bunjaki te Drita? Sqaron të vërtetën ish-trajneri i Kosovës

31
SHARE

Mbrëmë ka qarklluar një lajm se ish selektori i Përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaku, do të jetë pasardhës i Bekim Isufit në stolin e klubit Drita.

I konktakuar nga IndeksOnline, Bunjaki mohon të ketë zgjedhur Dritën, mirëpo nuk e mohon kthimin në Kosovë, duke thënë se po i konsideron disa projekte interesante.

Ky është sqarimi i Bunjakut që ka bërë për redaksinë e IndeksOnline:

Më duhet të sqaroj lajmin e publikuar kinse unë Albert Bunjaku paskam finalizuar marrëveshjen me klubin Drita .

Unë asnjëherë nuk mund të mbylli dyertë të asnjë klubi, madje edhe mundësinë e kthimit tim në Kosovë, që në realitet ka mundësi dhe projekte interesante të cilat këto kohë jam duke i konsideruar me shume interesim!

Momentalisht agjenti im konkretisht është duke u marr me vetëm një kontratë të një klubi të Elites Suedeze, por që në fakt Suedia nuk është prioritet për mua në këtë fazë.

Dhe duhet cekur që muajt që lam pas kam qenë në bisedime me disa klube të ligës së parë ne Turqi , si BursaSpor me të cilët shkuam në bisedime deri tek faza finale , por edhe disa klube të tjera me të cilët vazhdimisht ka bisedime.

Pra gjithmonë jam i hapur per oferta, po për edhe një kohë te shkurtë jam duke analizuar të gjitha mundesitë që kam e pastaj të vendosi për më të mirën

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.