Borini jep lajmin e madh për tifozët ‘Kuq e zi’ para ndeshjes me Juventusin

35
SHARE

Milan dhe Juventus do të takohen të dielën në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Kjo ndeshje pritet të jetë përballje e nxehtë pasi Juventus me çdo kusht synon të qëndrojë larg me pikë në krye të tabelës, ndërsa Milan do të tentojë të fitojë edhe ndeshjen e katër radhazi në Serie A, përcjell ORAinfo.

Për këtë ndeshje ka folur edhe mesfushori i Milanit, Fabio Borini. Ai ka thënë se Juventus do të vije i uritur në ‘San Siro’ pas humbjes kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kamopionëve. Por sipas tij, të marrësh pikë para tifozëve ‘Kuq e Zi’ nuk do të jetë e lehtë për askënd.

“Ata [Juventus] synojnë të fitojnë çdo ndeshje, pasi humben të mërkurën, kështu që ata do të jenë edhe më të uritur, por ne jemi në shtëpi”, ka thënë Borini.

“Nuk është e lehtë për të ardhur këtu dhe për të luajtur”.

“Ata janë shumë teknikë dhe agresivë. Ky është një rezultat i mirë për të kaluar nëpër grup. Morali është pozitiv, nuk kemi humbur, tani është e rëndësishme të shërohemi mirë që të jemi në formën më të mirë të mundshme për të dielën”, ka thënë Borini. /ORAinfo/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.