“Bomba” e mëngjest: Ylli i Brazilit brenda dy javësh në Milan për testet mjekësore

52
SHARE

Milan nuk ka arritur ende marrëveshje zyrtare me Flamenngon për transferimin e Lucas Paqueta.

Drejtori i ekipit brazilian Carlos Noval konfirmoi se negociatat me Milanin për Lucas Paquet mund të finalizohet në dy javët e ardhshme, përcjell ORAinfo.

21-vjeçari njoftohet se ra dakord për një lëvizje me vlerë 35 milionë euro plus shpërblime, me Globo Esporte duke pretenduar se ai kishte kaluar sot testet mjekësore para kalimit në janar te Milani.

“Nuk është bërë ende një marrëveshje me Milanin dhe ne preferojmë të flasim vetëm kur gjërat bëhen zyrtare”, tha drejtori i Flamengos, Noval për Tuttomercatoëeb.

“Po flasim. Negociatat janë në vazhdim e sipër, por për aq sa jemi të shqetësuar, ato ende nuk janë mbyllur. Unë mendoj marrëveshja mund të finalizohet në dy javët e ardhshme, megjithëse duhet të presim ende”, tha ai.

Tarifa prej 35 milion euro do ta bënte Paqueta transferimin më të shtrenjtë ndonjëherë nga Brazili në një klub në Serie A.

Gjithashtu Milani duhet te mposht konkurrencen nga Paris Saint-Germain dhe Liverpool për lojtarin. /ORAinfo/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.