‘Bomba’ e ditës: Real Madrid kërkon Sterlingun

25
SHARE

Real Madrid janë duke e monitoruar nga afër situatën e Raheem Sterling te Manchester City.

Anësori anglez ka edhe dy vite kontratë me Manchester Cityn, por ka deklaruar se do të ishte i hapur të diskutonte për një aventurë larg ‘Etihad Stadium’.

“Do të ishte mirë të luaja jashtë vendit”, ka deklaruar Sterling vitin e kaluar.

“Do të ishte një eksperiencë e madhe. Spanja do të ishte atraktive”.

Këto deklarata kanë bërë që Real Madrid të rris interesimin për Sterling, që në vitin 2015 për 60 milionë euro u transferua nga Liverpool te Manchester City./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.