Boateng tregon sesi i kishte telefonuar Mourinhos dhe arsyen pse e refuzoi Man Unitedin

26
SHARE

Jerome Boateng i ka konfirmuar lajmet se Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini kishin shfaqur interesim për të gjatë afatit kalimtar veror, si dhe ka zbuluar se Jose Mourinho nuk ishte në gjendje ta bindte t’i bashkohej atij në Angli.

Mbrojtësi gjerman ishte temë diskutimi në afatin kalimtar veror, por në fund zgjodhi të qëndrojë me Bayern Munichun për sezonin e tij të tetë me kampionin e Bundesligës, transmeton Express.

Boateng në të kaluarën ka luajtur në Premierligë, për Manchester Cityn, por rivali i Cityt, Unitedi nuk ka qenë i aftë ta bindë për ta braktisur Bayernin, edhe pse mendimi për të luajtur për një klub të ri e kishte intriguar atë.

“PSG-ja dhe Manchester Unitedi kanë shfaqur interesim ëpr mua. Por, unë nuk doja thjesht të ikja nga Bayern Munichu, edhe pse isha i entuziazmuar për të nisur një sfidë të re. Ndihem mirë në Bayern, sepse është ndër klubet më të mëdha në botë”, zbuloi Boateng.

Boateng po ashtu tregoi sesi kishte biseduar personalisht me Jose Mourinhon, në lidhje me interesimin e shfaqur nga Manchester Unitedi.

“I telefonova Jose Mourinhos. I thashë se interesimi nga ana e tij ishte nder për mua dhe e falënderova që tentoi aq fort për mua”, tregoi ai. /Gazeta Express

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.