Boateng rikthehet në Premier League?

94
SHARE

Jerome Boateng do të largohet nga Bayern Munichu gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mbrojtësi gjerman karrierën pritet të vazhdojë larg vendlindjes së tij, në Francë ose Angli.

Paris Saint Germain ishin favoritë për të nënshkruar me gjermanin por duket se oferta e tyre ka qenë e ulët.

Sipas medieve gjermane PSG nuk ka ofruar më shumë se 25 milionë euro për transferimin e Boatengut.

Por tani në ‘pole position’ ka dalë Manchester United që ka bërë një ofertë zyrtare.

Gjithnjë sipas medieve gjermane, United ka ofruar 32,5 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit.

29-vjeçarit iu është ofruar një kontratë katër vjeçare me pagë vjetore prej shtatë milionë euro në stinor.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë nga United do ta kënaq Bayernin që deri më tani ka kërkuar 40 milionë euro për mbrojtësin e tyre.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.