Boateng mbetet jashtë Gjermanisë, Low ‘përjashton’ edhe rivalin e Neuer

71
SHARE

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet kundër Rusisë dhe Holandës.

Janë përjashtuar dy emra surprizë, mbrojtësi i Bayernit, Jerome Boateng, dhe portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen.

Ish-kampionia e Botës, që ka fituar vetëm 3 nga 11 ndeshjet e luajtura në 2018-ën, do të kthehet në fushë më 15 nëntor për miqësoren kundër rusëve dhe më 19 nëntor për takimin e Ligës së Kombeve kundër holandezëve.

Lista e plotë e Gjermanisë

Portierë: Neuer, Leno, Trapp.

Mbrojtës: Ginter, Hector, Hummels, Kehrer, Rudiger, Schulz, Sule, Tah.

Mesfushorë: Brandt, Draxler, Gnabry, Goretzka, Havertz, Kimmich, Kroos, Rudy.

Sulmues: Reus, Sanè, Muller, Werner, Uth.
© SYRI.net

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.