Boateng e refuzoi Unitedin, nis bisedimet me një tjetër skuadër

72
SHARE

Jerome Boateng mund të largohet nga Bayern Munich këtë afat kalimtar, por jo në drejtim të Manchester United.

Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, ka refuzuar t’i bashkohet Manchester United, duke e telefonuar personalisht Jose Mourinhon, për të falënderuar për interesimin.

Por, sipas asaj që shkruan ‘BILD’, për Boateng është hapur një dritare e re.

Është agjenti i lojtarit që ka nisur bisedime me skuadrën kampione të Francës, PSG.

Teksa afati për transferime në Premierligë mbyllet sot, në Francë dhe Gjermani ky afat shkon deri në fund të muajit, duke iu dhënë palëve më shumë kohë për marrëveshje

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.