Bernard Berisha shënon një gol të bukur dhe asiston në kampionatin rus (VIDEO)

16
SHARE

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, ka shënuar gol dhe ka asistuar sot (e hënë) në një ndeshje kampionale në Rusi.

Akhmat Grozny ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Spartak Moskoë me rezultat 3-1.

Merita të mëdha për këtë fitore padyshim se ka edhe ylli i Kosovës, Bernard Berisha.

Mesfushori pejan ka arritur të shënoj gol dhe të asistoj në këtë fitore, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Berisha shënoi golin e epërsisë 3-0, gol ky që erdhi në minutën e 50-të të ndeshjes, ndërsa asistimi erdhi tek goli i parë në minutën e 11-të.

Bernard Berisha shënon një gol të bukur dhe asiston në kampionatin rus

26-vjeçari ka shënuar një gol të bukur pas një aksioni individual të nisur nga gjysma e fushës.

Megjithatë, ky ishte goli i parë për Berishën në këtë sezon, derisa ka vetëm një asistim.

Kjo fitore vlen shumë për skuadrën nga Grozny pasi i largohet zonës së rreptësisë, duke u renditur tani në pozitën e 10-të me 34 pikë.

Golin e Berishes e gjeni tek minuta 1:08:

 

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.