Ben Arfa shumë afër transferimit në La Liga

76
SHARE

Destinacioni i ardhshëm i Hatem Ben Arfa sipas të gjitha gjasave do të jetë La Liga.

L’Equipe raporton se Rayo Vallecano është takuar me përfaqësuesit e Ben Arfa-s në mëngjesin e ditës së djeshme për të diskutuar një transferim të mundshëm të francezit në La Liga.

Bisedimet raportohet kanë qenë pozitive. Rayo Vallecano janë të sigurtë për një marrëveshje dhe një vendim final pritet në orët e ardhshme, transmeton Transferimet.net.

31 vjeçari është futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me Paris Saint-Germain, ku i kaloi dy sezone por luajti vetëm në 32 ndeshje.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.