Behrami: Ja çfarë do të bëjë tani pas përjashtimit nga Zvicra

114
SHARE

Valon Behrami u përjashtua dje nga Kombëtarja e Zvicrës.

Kosovari tha që ky vendim ishte politik, përcjellë “Lajmi.net”.

Mirëpo, tani mesfushori do të ketë më shumë kohë për familje.

“Jam shumë i zhgënjyer. Do të kisha dashur që Petkoviç të më shikonte në sy.

Por, tani do kem më shumë kohë për vajzën dhe gruan time”, deklaroi Behrami.

“Kam investuar shumë emocione për ta mbajtur grupin së bashku.

Gjithmonë kam dashur të formoj unitet. Por po e ndjej që është një përjashtim”.

“Dëbimi është një vendim politik i vendimmarrësve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe futbollin, dhe nuk kanë luajtur kurrë vetë”, shtoi ai

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.