Befason Sneijder, ja ku po transferohet

120
SHARE

Wesley Sneijder është pranë kalimit në Major League Soccer, raportojnë mediat franceze.

L’Equipe raporton se mesfushori hollandez pritet t’i bashkohet skuadrës së LA Galaxy, transmeton Transferimet.net.

33 vjeçari u bë pjesë e Nice-s verën e kaluar në një marrëveshje një-vjeçare, mirëpo nuk arriti të realizojë më shumë se katër paraqitje për francezët në pjesën e parë të sezonit.

Prandaj, pjesën e mbetur të sezonit, Sneijder duket se ka vendosur ta kalojë në MLS, te LA Galaxy./Transferimet.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.