Bayerni ndalet nga Freiburgu, Dortmundi përfiton dhe arratiset në krye

13
SHARE

Bayern Munich nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Freiburgut. Skuadrës bavareze zhbllokoi rezultatin vetëm në minutën e 80-të, teksa Gnabri dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje fantastike në hyrje të zonës. Por miqtë kanë befasuar të gjithë me golin e barazimit në minutën e 89-të me Holer.

Gabon Bayerni, por jo Borussia Dortmund, që ka fituar minimalisht ndaj Ëolfsburg-ut, me një gol të shënuar nga Marco Reus në minutën e 27-të për të marrë tre pikë të rëndësishme. Skuadra e Favre ka bërë një punë të shkëlqyer në mbrojtje duke ruajtur këtë fitore që e shkëput edhe dy pikë të tjera nga Bayern. Tashmë Borussia ndodhet në krye me 24 pikë, pesë më shumë se kampionët në fuqi.

Fotografia e SPORT1

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.