Bayern dhe Man.City kërkojnë “varfanjakun” e Romës, italianët përgatisin kontratën e re

58
SHARE

Portali i specializuar në lëvizjet e merkatos, veçanërisht ato të skuadrave të Seria A, “Calciomercato.com” ka njoftuar se drejtuesit e Romës kanë përgatitur kontratën e re për objektivin e Bayern Munich, Arsenal dhe Manchester City, turkun Cengiz Under.

Talenti turk është shndërruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton e klubeve më elitare të Europës. Ai u transferua te Roma nga Basaksehir në verën e vitit 2017 për një shumë prej 13.4 milionë euro. Që nga ai moment, Under ka tërhequr mbi vete vëmendjen e klubeve më në zë.

Sipas informacionit të raportuar nga eksperti i “Calciomercato” për zhvillimet në klubin e Romës, Francesco Balzani, drejtuesit verdhekuq kanë përgatitur një kontratë të re për Under, të cilën do t’ja paraqesin turkut për nënshkrim përpara janarit, nën presionin e Bayern Munich që ka gati një ofertë të madhe për lojtarin, por edhe me Manchester City dhe Arsenal që monitorojnë zhvillimet.

Konkretisht Under është futbollisti me pagë më të ulët mes lojtarëve të Romës, me turkun që fiton vetëm 1 milion euro në sezon, përfshirë edhe bonuset. Marrëveshja aktuale mes palëve skadon në vitin 2022, por problemi nuk është data, por pagesa/Telesport/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.