Barcelona humb 9 gola në 200 minuta për faj të Messi-t

49
SHARE

Ka nga ata që kanë humbur një thesar dhe të tjerë që sapo e kanë gjetur një të tillë.

Fatlumët janë tifozët e Borussia Dortmund, me klubin verdhezi që do ta sigurojë për “vetëm” 23 milionë euro një sulmues në gjendje të shënojë nëntë gola në pak më shumë se 200 minuta të kaluara në fushë me klubin dhe kombëtaren.

Skuadra që po ha veten me dhëmbë tani është Barcelona, që e bleu Paco Alcacer nga Valencia për 30 milionë euro dhe që tani do ta shesë për një shumë më të vogël.

Sikur të mos mjaftonte kjo, katalanasit nuk kanë as edhe një zëvendësues të denjë për Luis Suarez dhe duhet të kthehen në merkato për të gjetur një qendërsulmues. Po kush e ka fajin për këtë? Messi (dhe uruguaiani).

Kjo është ajo që ka bërë të ditur “Dona Balon”, që ka analizuar arsyet e largimit të spanjollit nga “Camp Nou”. Një lamtumirë që vetë Alcacer e ka shpjeguar pak ditë më parë.

Sulmuesi i Dortmund ka shpjeguar se: “Është shumë e thejshtë, nuk kishte vend për mua në ekip me Messi-n, Suarez dhe Dembele(pa harruar edhe Coutinho-n)”. Një mënyrë diplomatike, sipas medias spanjolle, për të shpjeguar se te Barça nuk ishte shumë i vlerësuar.

Veçanërisht nga “Pleshti”, që e shihte praninë e spanjollit si një kërcënim për vendin e mikut të tij Luis Suarez në formacionin titullar.

Për këtë arsye, sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, Alacacer e shikonte shumë rrallë fushën e lojës.

Duke parë atë që po ndodh tani, largimi i tij ka qenë një gabim i madh nga ana e Barcelona-s, me Suarez që ka më shumë se një problem para portës. Për më tepër, uruguaiani do të mbushë 32 vjeç, ndërsa Paco është vetëm 25 dhe mund të garantojë shumë vite të tjerë në nivele të larta.

Për momentin po e shijon Borussia Dortmund, që ka ndërmend, sipas “Bild”, të ushtrojë të drejtën për blerjen përfundimtare të lojtarit në fund të sezonit./Telesport/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.