Barça hap bisedimet me klubin brazilian për 20 vjeçarin

18
SHARE

Barcelona ka hapur bisedimet me Corinthians për talentin Pedrinho, raporton “Goal”.

20 vjeçari ka zgjuar interesimin e tërë Europës me paraqitjet e tij në Brazil derisa mediumi sportiv Goal pretendon se klubi i tij e vlerëson mesfushorin me çmimin 25 milionë euro, transmeton Transferimet.net.

Shakhtar Donetsk dhe PSG janë gjithashtu të interesuara për sensacionin brazilian, emri i vërtetë i të cilit është Pedro Victor dhe i cili ka kontratë me Corinthians deri në vitin 2020.

Nëse Barça mbyll një marrëveshje, do të vazhdonte trendi i transferimit të lojtarëve brazilianë në Camp Nou, me Philippe Coutinho, Arthur dhe Malcom që kanë zbarkuar në Kataluni gjatë 12 muajve të fundit.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.