Balotelli rikthehet në Serie A

115
SHARE

Sipas të gjitha gjasave Mario Baletolli do të largohet nga Nice.

Sulmuesi italian ka kaluar nëpër një formë fenomenale edicionin e kaluar në kampionatin francez, derisa tani pritet të ndërroi ambient, shkruan GazetaBlic.

Menaxheri i tij, Mino Raiola po punon maksimalisht që t’a rikthejë në Apenine përfaqësuesin Azzur.

Më herët të gjitha klubet e mëdha italiane kanë qenë të lidhura me Balotellin, por si duket ai do të përfundoj te skuadra e kthyer në Serie A, Parma. Kujtojmë që kjo e fundit, edicionin e ri do t’a filloi me minus 5 pikë, andaj ka filluar që të përforcohet para startit të sezonit që pritet të jetë më 19 Gusht.

Ditëve në vijim pritet të mësohet e ardhmja e ish-futbollistit të Milanit, Interit dhe Manchester Cityt.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.