Atalanta në dilemë për shqiptarin

19
SHARE

Tek Atalanta aktualisht janë dy lojtarë të Kombëtares shqiptare, portieri Etrit Berisha dhe qendërmbrojtësi Berat Gjimshiti.

Ky i fundit gjendet në një udhëkryq për të ardhmen e tij.

Mbrojtësi kuqezi kërkohet në Rusi, nga klubi i Krasnodarit, por në orët e fundit është vetë klubi i Atalantës që po mendohet mirë para se ta lërë të lirë.

Pas dëmtimit të një prej mbrojtësve të skuadrës, Varnier, te zikaltrit ndjejnë se kanë nevojë për shërbimet e Gjimshitit, të cilin trajneri Gasperini nuk është se e ka pasur ndonjëherë në plan të parë.

Tashmë, tek Atalanta nuk dinë çfarë të bëjnë me të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.