“AS” zbulon të ardhmen e Hazard te Real-i

29
SHARE

Sipas të përditshmes spanjolle “AS” Real Madrid-i ka një marrëveshje me belgun e Chelsea-t, Eden Hazard, për një transferim nga Chelsea në merkaton e verës.

Ka pasur një “flirt” mes klubit dhe mesfushorit me tipare sulmuese të bluve, ndërsa ekipi i Premier League-s po insiston në firmosjen e një rinovimi kontrate që e bën Hazard lojtarin më të shtrenjtë të historisë së klubit, me një pagë prej £300.000 në javë, duket se belgu e ka ndarë mendjen për të shkuar në Madrid.

Sigurisht që Chelsea nuk do ta lërë lojtarin aq lehtë, kështu sipas “AS” ata do të kërkojnë 170 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin, tarifë që Real-i nuk do ta paguajë për një lojtar që është në vitin e fundit të kontratës së tij duke përfshirë edhe lejimin e Kovacic për të qëndruar atje.

Aktualisht, Kovacic, që është dhënë në formë huazimi të kampionët e Premier Leagues, nuk dëshiron të kthehet në Bernabeu pas përfundimit të marrëveshjes këtë verë dhe Chelsea dëshiron ta mbajnë.

Raportet në Angli thonë që politikat e Chelsea-t, lejojnë vetëm kontrata 1 vjeçare për lojtarë mbi të 30-tat. Hazard mbush 28 me 7 Janar të këtij viti dhe po i ofrohet të 30-tave.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.