As Marseille nuk e ndal vrullin e PSG-së, fitorja e 11-të radhazi

27
SHARE

Ky i këtij sezoni është një Paris Saint Germain rekordesh. As Marseille nuk arriti të ndalte hovin e skuadrës së Thomas Tuchel me kampionët e Francës që regjistruan fitoren e 11-të radhazi në këtë kampionat në po kaq takime duke barazuar rekordet e Monacos dhe Tottenham për startin më të mirë gjatë gjithë historisë.

Në mitikun “Velodrome”, PSG ishte shumë e fortë për Marseillen, edhe pse golat u shënuan në pjesën e dytë.

Pa Cavanin, Thiago Silvan e Dani Alves por edhe Mbappe e Rabiot që e nisën sfidën nga stoli, PSG sërish nuk hasi vështirësi për të marrë tre pikët.

Golin e epërsisë e realizoi Mbappe në minutën e 75-të, ndërkohë që fitorja u vulos nga gjermani Julian Draxler në minutën e 94-t. Me këtë sukses parizienët e çuan sërish në +8 avantazhin nga Lille e vendit të dytë.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.