“AS”: Barça afër transferimit të De Jong

83
SHARE

FC Barcelona është e vendosur të transferoj yllin e ri të Axaj, Frenkie de Jong.

Sipas gazetës “AS” , javën e ardhshme, mes të hënës dhe të mërkurës, do të ketë një takim midis krerëve të Barcelonës dhe përfaqësuesve të talentit holandez.

21-vjecari luan si mesfushor qendror dhe defansiv, por gjithashtu përshtatet edhe si mbrojtës qendror.

Sipas informacioneve të “AS” , menaxheri i përgjithshëm sportiv i Barcelonës, Pep Segura, vlerëson shumë lojtarin dhe konsideron se është një përforcim i nevojshëm për skuadrën e Valverdes.

De Jong erdhi në Ajax dy vite më parë. Këtë sezon ka luajtur 26 ndeshje ( 1 gol, 9 asistime ) me ekipin e parë.

Cmimi i transferimit të talentit holandez mund të përfshijë një shumë rreth 30-35 milionë euro.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.