Arsenali pas Pepes

32
SHARE

Arsenali është duke e monitoruar sulmuesin e Lilles, Nicolas Pepe.

23-vjeçari nga Bregu i Fildishtë e ka filluar mbarë stinorin e ri në Francë, duke shënuar një gol dhe duke asistuar tre herë, transmeton Gazeta Express.

Për lojtarin interesim ka shprehur interesim edhe klubi gjerman Schalke, oferta ishte 20 milionë euro, mirëpo klubi francez e ka refuzuar menjëherë.

Nëse Arsenali dëshiron që ta sjellë në Londër Pepen, atëherë duhet t’i ketë të gatshme 30 milionë euro për të. /Gazeta Express

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.