Arsenal në luftë me Spurs për yllin e Romës

26
SHARE

Tottenham dhe Arsenal janë të interesuar për transferimin e yllit të Romës, Cengiz Under në Premier League.

Sipas të përditshmes italiane Corriere dello Sport, klubi nga Serie A ka hedhur poshtë një ofertë 30 milionë funte nga ‘Spurs’ për sulmuesin turk, transmeton Transferimet.net.

Mauricio Pochettino dëshiron përforcime në sulm për të zvogëluar barrën mbi Harry Kane derisa kryetari i klubit Daniel Levy është i gatshëm të mbështesë trajnerin me një ofertë të përmirësuar në afatin kalimtar të janarit.

Roma e vlerëson futbollistin me 45 milionë funte.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.