Arsenal dhe Liverpool pas talentit 18 vjeçar

46
SHARE

Arsenal dhe Liverpool po luftojnë për sulmuesin e Club Brugge, Cyril Ngonge, raporton “The Mirror”.

18 vjeçari belg Ngonge ka shënuar katër gola në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve për grupmoshat e reja dhe ka shkelur syrin e skautëve, transmeton Transferimet.net.

Ngonge shihet si njëri prej talentëve më të ndritur të Belgjikës dhe dy gjigantët e Premier League e kanë vëzhguar progresin e tij

Ai ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit dhe klubet janë duke provuar të sigurojnë shërbimet e tij para se të rritet vlera e tij.

Arsenal dhe Liverpool janë të interesuar, por Club Brugge është e gatshme t’i bëjë ballë tentativave për 18 vjeçarin.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.