Analizë: A do të largohet Hazard nga Chelsea?

79
SHARE

Eden Hazard si duket i ka ditët e numëruara tek Chelsea.

Interesim serioz për të kanë shfaqur dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid transmeton Transferimet.net.

Të dy skuadrat janë të gatshme të ofrojnë më shumë se 140 milionë euro për yllin belg.

27 vjeçari edhe në këtë kampionat e ka treguar vetën se meriton të luaj me një klub më të madh se Chelsea.

Gjithashtu Hazard në një deklarat kishte thënë se qëndrimi i tij te Chelsea do të sigurohej vetëm nëse Chelsea transferon super lojtar.

Deri më tani Chelsea akoma nuk ka bërë asnjë transferim duke e shkarkuar trajnerin italian, Antonio Conte.

Maurizio Sarri pritet të emërohet trajner i ri i Chelsea i cili me të do jetë edhe mesfushori Jorginho.

Vendimi i Hazard do të vijë së shpejti pasi Sarri të zyrtarizohet si trajner i Chelsea.

Belgu do ketë një bised me të për të i treguar projektin që do ketë me skuadrën angleze.

Por sipas mediave të huaja janë të sigurta që Hazard do të transferohet në La Liga./Transferimet.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.