Allegri tallet Milanin, pas triumfit në Kupën e Italisë

185
SHARE

Max Allegri është deklaruar pas triumfit në Kupën e Italisë.

Trajneri i Juventusit ka thënë pas ndeshjes se ata e kanë dominuar ndeshjen në tërësi dhe se ata bënë çfarë dëshiruan pas golit të parë.

“Ishte trofeu i parë sezonal dhe jemi shumë të lumtur. Djemtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar totalisht dhe merituar gjithçka. Pas një sfide të tillë duhet festuar, por kam qenë gjithmonë i bindur se nëse impenjohemi seriozisht, është e vështirë për cilindo kundërshtar”, ka thënë Allegri, përcjell ORAinfo.

“Finalet duhen lexuar me qetësi. Në fillimi nuk kishim hapësira për të sulmuar, kjo edhe falë vendosjes së mirë të Milanit, por shtuam presionin gradualisht, duke e ditur se do të vinte koha për të goditur. Pas golit të parë na u krijuan shumë hapësira dhe bëmë atë që deshëm në fushën e lojës”, u shpreh trajneri i Juventusit

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.