Alex Sandro kontratë të re me Juventusin

8
SHARE

Alex Sandro është shumë pranë rinovimit me Juventusin.

Kjo kontratë do ta zgjasë qëndrimin e mbrojtësit brazilian në Torino, ku raportohet deri në vitin 2023, shkruan “Goal”.

Emri i Sandros është lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm te Manchester United, por ngjarjet e fundit e kanë zbehur mundësinë.

Kontrata e tij aktuale përfundon në qershor të vitit 2020, por ai tashmë e ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij në Serie A.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.