‘Alarmohen’ City, Barca e Chelsea, ylli i madh dëshiron largimin nga PSG

39
SHARE

Adrien Rabiot dëshiron të largohet nga Paris Saint Germian.

Fundi i këtij sezoni sipas gjitha gjasave do të sjellë edhe fundin e mesfushorit 23 vjeçar në ‘Parkun e Princave’.Sipas asaj që raporton ‘Bein’, reprezentuesi i Francës ka hedhur poshtë edhe ofertën e tretë të PSG-së për vazhdimin e kontratës i cila përfundon në verën e vitit 2019.

PSG është përpjekur të intensifikoi bisedimet ditëve të fundit, duke e përfshirë në negociata edhe trajnerin Thomas Tuchel.Duket se as përpjekja e gjermanit nuk i ka ndryshuar mendimin Rabiot, i cili dëshiron të provojë diçka të re në futbollin evropian.Manchester City, Barcelona dhe Chelsea janë të interesuara të nënshkruajnë me Rabiot, nëse ky i fundit largohet përfundimisht nga PSG./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.