Ajeti vazhdon me gola te Baseli, i dyti në Zvicër

53
SHARE

Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti vazhdon me gola te skuadra e Baselit, e cila si mysafir shënoi fitore me rezultat 4:2 në ballafaqim me St. Gallenin, në ndeshjen e javës së 33-të të Kampionatit të Zvicrës. Ajeti deri me tash ka shënuar 13 gola dhe është i dyti në listën e shënuesve apo ka një me pak se Hoarau i
Young Boys-it nga Bernë.

Ajeti është inkuadruar në lojë në minutën e 72-të, por i mjaftuan që të realizoi në minutën e 88-të. Elyounoussi (43′ e 57′), Campo (70′) e Ajeti (88′) shënuan për Baselin dhe Buess (8′) e Sigurjonsson (61′) për St. Gallen.

Baseli është në vend të dytë me 65 pikë, kurse St. Gallen renditet në pozitën e katërt me 45 pikë.  Zurich dhe Lausanne u ndanë baras (1:1). Frey (53′) shënoi për vendasit dhe Monteiro (88′) për mysafirët. Toni Domgjoni titullar dhe Mirlind Kryeziu u paraqit nga minuta e 18-të e Izeir Aliu (89’) në radhët e  ekipit te Zurich-ut dhe Benjamin Kololli standard dhe Andi Zeqiri futet në lojë në minutën e 64-të dhe Andi Zeqiri në atë të 76-tën për Lausannen. Kololli në fund të pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë.  Thuni e mposhti me 2:1 Grasshoppersin. Bujar Lika luajti standard, kurse Nedim Bajrami deri në minutën e 84-të, ndërsa Gjelbërim Taipi u aktivizua në atë të 79-tën për Grasshoppersin.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.