Ajeti shënon dy gola në Zvicër për Baselin

35
SHARE

Albian Ajeti ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Baselit 6-1 kundër Thunit.

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, vazhdon të shkëlqejë për Baselin në Superligën zvicerane.

Ajeti shënoi dy gola në fitoren e Baselit 6:1 ndaj Thunit edhe pse është paraqitur vetëm 22 minuta në fushë, shkruan albinfo.ch.

Ai hyri në lojë në minutën e 68-të, derisa realizoi në minutën e 75-të dhe 86-të. Baseli forcon vendin e dytë, derisa titullin e ka siguruar të shtunën Young Boys pas 32 vitesh.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.