Ajax cakton çmimin për shitjen e De Jong te Barcelona

40
SHARE

Frenkie de Jong është objektiv i ekipit të Barcelonës.

Ajax Amsterdam kërkon 75 milionë euro për shitjen e mesfushorit Frenkie De Jong, shkruan “Sport”.

Barcelona ka shfaqur interesim për blerjen e tij dhe pritet ta ringjall interesimin për 21 vjeçarin, pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit.

Por, Ajax kërkon një shifër të lartë për shërbimet e De Jong, përcjell “lajmi.net”.

Po ashtu, futbollisti i talentuar ka zgjuar interesim dhe nga Tottenham, Roma, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.