A është kjo fotografia më emocionuese e vitit 2018?

23
SHARE

Barcelona fitoi për të 30-tën herë Kupën e Mbretit duke e mposhtur në finale Sevillan me rezultat 5:0.

Kjo finale, ishte e fundit për Andres Iniestan në fanellën e Barcelonës.

Mesfushori që shënoi një gol të bukur në këtë ndeshje, pas përfundimit të këtij sezoni do të larohet nga Barcelona në drejtim të Superligës së Kinës.

Pas një paraqitje mbresëlënëse ndaj Sevillas, trajneri Valverde i rezervoi atij respektin e tifozëve duke e zëvendësuar pak minuta para përfundimit të ndeshjes.

Tifozët e të dy skuadrave, e harruan për një moment rezultatin e thellë të kësaj ndeshje, duke u bashkuar për të duartrokitur Andres Iniestan, njëri nga futbollistët më të respektuar në botën e futbollit.

Këto duartrokitje e po ashtu edhe e kaluara e tij te Barcelona, bën që kapiten Iniesta të mos mund t’iu përmbahet lotëve, për të na dhuruar pa dyshim fotografitë më të bukura të këtij viti./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.