50 tifozë me kapuçë masakrojnë futbollistët e Sportingut të Lisbonës (VIDEO)

55
SHARE

Sulmuesi i Sportingut të Lisbonës, Bas Dost, është dhunuar nga një grup njerëzish të cilët janë futur në dhomat e zhveshjes së klubit në qendrën stërvitore.

Dost ishte një nga lojtarët e lënduar teksa 50 njerëz me kapuç gjithashtu kanë sulmuar fizioterapistin Mario Monteiro dhe asistentin Raul Jose.

Gazetari Kristof Terreur ka treguar lëndimin e Dost dhe thuhet se keqbërësit kanë qenë tifozë të Sporting.

Trajneri Jorge Jesus dhe lojtarët William Carvalho Rui Patricio gjithashtu thuhet të kenë qenë të përfshirë.

Mesfushorët Josip Misic dhe Rodrigo Battaglia gjithashtu janë trajtuar për dëmtimet e pësuara.

Sporting është renditur në vend të tretë në kampionat që do të thotë se nuk do të marrë pjesë në Champions League sezonin tjetër.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.